Hashim Thaçi, personalisht, në zgjedhjet e sivjetshme ka marrë 53 mijë vota më pak se në vitin 2010

Thaci festonHashim Thaçi mbetet lideri më i votuar në Kosovë që nga viti 2007, mirëpo sivjet ai personalisht ka marrë mbi 53 mijë vota më pak sesa në zgjedhjet e fundit.
Kryetari i PDK-së, nga rreth 75 për qind të votave të numëruara për kandidatë ka marrë 106 mijë e 978 vota, ndërkaq në vitin 2010 kishte marrë 160.850, që i bie 53.872 vota më pak.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka marrë 83 mijë 738 vota. (S’ka te dhane ne web-faqen e KQZ’se per votat e tij ne zgjedhjet e vitit 2010).

I treti më i votuar nga liderët partiak është Albin Kurti me 42 mijë 467 vota, ndërkaq në vitin 2010 ai kishte 58.467, që i bie fiks 16 mijë vota më pak.

Ramush Haradinaj ka marrë 35 mijë e 654 vota, ndërkaq në vitin 2010 kishte 54.713, që i bie se ka marrë 19.059.

Fatmir Limaj, që u nda nga PDK-ja ka marrë 19 mijë e 342 vota, ndërkaq në vitin 2010 kishte marrë 75.689, që i bie se 56.347 vota më pak.

Nga liderët tjerë të partive politike në Kosovë votat janë kështu:

Behgjet Pacolli tash ka marrë 13,313, ndërkaq në vitin 2010 kishte marrë 29.294, që i bie se ka marrë 15.981 vota më pak.

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit