17.4 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

“Enver Hoxha” i Blendi Fevziut botohet në anglisht

Libri “Enver Hoxha” i gazetarit Blendi Fevziu është botuar në fillim të janarit në Londër për tregun anglishtfolës nga shtëpia botuese I.B.Tauris (ne kete link Tauris). Biografia e diktatorit shqiptar në gjuhën angleze përbëhet nga 301 faqe dhe është edituar nga Robert Elsi, transmeton Klan Kosova.

Libri kaloi fazat përzgjedhëse për një periudhë dyvjeçare, duke përfshirë edhe recensionet e historianëve britanikë. Në botimin anglisht, shtëpia botuese ka vendosur edhe katër vlerësime historianësh dhe autorësh për librin.

“Puna e Blendi Fevziut është e jashtëzakonshme. E shkruar si një novelë krimi, bazuar në qasje të pakrahasueshme në arkivat e shtetit shqiptar, që më parë kanë qenë të mbyllura, libri është i detyrueshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë Europën komuniste dhe mënyrën se si lindnin dhe mbijetonin diktaturat. Fevziu ia del mbanë në mënyrë brilante për të kapur torturat e regjimit 41 vjeçar të Hoxhës dhe i jep zë shumë zërave që Hoxha kish mbytur. Jo vetëm kjo, por duke pasur parasysh dhe historikun e Hoxhës, Fevziu na ndihmon të kuptojmë pse rruga e Shqipërisë në demokraci është kaq e vështirë. Kjo biografi është një arritje e madhe”.
(Rober Austin Shkolla e Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Universiteti i Torontos, Kanada)

“Bazuar në burime arkivore, orale të publikuara ose jo, Enver Hoxha i Blendi Fevziut është një rrëfim tërheqës dhe realist i jetës dhe kohës të diktatorit stalinist të Shqipërisë si dhe vendit që ai udhëhoqi me dorë të hekurt për katër dekada. Ky libër është një kombinim mjeshtëror i biografisë dhe historisë”.
(Nicolas Pano, profesor i historisë në Universitetin Western Illinois, SHBA)

“Ta kuptosh Shqipërinë kërkon ta njohësh burrin që e dominoi mizorisht dhe me sharm për 41 vite, të gjithëfuqishmin ‘Xhaxhin Enver’. Në këtë libër Blendi Fevziu sjell jetën dramatike të diktatorit, ardhjen e tij në pushtet, rritjen e tij dhe diktaturën, si dhe vendin që ai la pas vdekjes!”
(Fred Abrahams, autor i “Shqipëria moderne nga diktatura në demokraci”).

“Libri i Blendi Fevziut, i bazuar në kërkime të gjëra, të le pa frymë. Ai sqaron shumë mite për diktatorin Enver Hoxha dhe ofron të dhëna se si Hoxha e mori dhe e konsolidoi pushtetin, dhe më pas se si abuzoi me pushtetin e tij për t’i imponuar një nga regjimet më të egra diktatoriale që ka pasur Europa. Një libër superb dhe i shkruar mjeshtërisht nga Blendi Fevziu, Enver Hoxha është një libër i detyrueshëm për ata që janë të interesuar në historinë e trazuar të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore”.
(Elez Biberaj, autor i librit “Shqipëria në tranzicion, rruga e vështirë drejt demokracisë”)

Libri pritet të dalë këtë javë në librari. Ai do të gjendet online edhe në Amazon, ose direkt në shtëpinë botuese. Enver Hoxha është një nga librat më të shitur në libraritë shqiptare. Ai u botua në Tiranë më 2011.

Më Shumë

Ligjëruesit amerikanë përmbyllin me sukses angazhimin në Universitetin e Prizrenit

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, zhvilloi një takim falënderues me ligjëruesit amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow dhe...

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Lajmet e Fundit