Era e fuqishme hoqi kulmin e muzeut në Malishevë (Foto)

i pasojë e erërave të fuqishme në territorin e komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa dëme, sidomos në kulme.

Më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit, ku rreth orës 10:10, era e fortë e hequr komplet kulmin e ndërtesës.

“Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, edhe pse në atë moment ka pasur kalimtar të rastit përreth muzeut”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë.

“Dëmi është i konsiderueshëm. Masa të menjëhershme ka marrë edhe komuna. Dëme më të vogla mund të shihen edhe në kulmet e ndërtesave tjera në qytet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit