Erdogan viziton Bosnjën më 27 gusht

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Bosnje e Hercegovinën më 27 gusht, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Presidenca e Bosnjës.

Takimi me anëtarët e Presidencës së këtij vendi është planifikuar për të njëjtën ditë.

Anëtarët e Presidencës: Zhelko Komshiq, Shefik Xhaferoviq dhe Millorad Dodik janë takuar me presidentin turk në Ankara në mes të marsit, kur edhe është nënshkruar Marrëveshja për ndërtimin e autostradës Sarajevë-Beograd.

Në fillim të majit, në Bosnje ka qëndruar edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavushoglu, i cili është takuar me tre anëtarët e Presidencës së Bosnjës.

Atëbotë, Cavushoglu ka thënë se Turqia do të punojë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur investimet turke në Bosnje.

Presidenti turk ka qëndruar për herë të fundit në Bosnje në korrik të vitit 2019, kur ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore./rel/

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit