8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Erdogani kërkon që Evropa t’i bashkohet Turqisë në misionin e Libisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i ka bërë thirrje shteteve evropiane që ta përkrahin misionin ushtarak turk në Libi për ta mbrojtur qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, nëse dëshiron t’i japë konfliktit të armatosur në vendin afrikan.

Erdogani i bëri këto komente përmes një shkrimi të publikuar në faqen “Politico”, vetëm një ditë para samitit që do të mbahet në Berlin pikërisht me qëllim të stabilizimit të Libisë.

Në këtë samit, Gjermania dhe Kombet e Bashkuara do të kërkojnë nga palët e konfliktit që të arrijnë marrëveshje armëpushimi dhe të themelojnë një mekanizëm monitorues si hapa të parë drejt paqes, thanë disa diplomatë.

Turqia e përkrah qeverinë e kryeministrit Fayez al-Serraj, me bazë në Tripoli, ndërsa gjeneralin Khalifa Haftar, e cilëson si person që po tenton të bëjë puç.

“Duke pasur parasysh që Evropa është më pak e interesuar që të ofrojë përkrahje ushtarake në Libi, zgjedhja e qartë është bashkëpunimi me Turqinë, e cila tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake”, shkroi Erdogan.

Ai shtoi: “Do t’i trajnojmë forcat libiane të sigurisë dhe do t’i ndihmojmë ato që t’i luftojnë terrorizmin, trafikimin e njerëzve dhe kërcënimet e tjera serioze ndaj sigurisë ndërkombëtare”, shkruan “Reuters”,

Më Shumë

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit