22.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Erleta Hoti këshilltare e Edita Tahirit

Erleta hotiIsh-kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erleta Hoti, tashmë do të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në cilësinë e këshilltares së kryenegociatores Edita Tahiri.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, vet Edita Tahiri, e cila ka thënë se Erleta Hoti është pjesë e ekipit të ri të këshilltarëve të saj, qysh para 2 muajsh.

“Po Erleta është këshilltare e imja, që para dy muajsh, kur edhe e kam krijuar ekipin e ri të këshilltarëve”, ka konfirmuar Tahiri për Indeksonline.

Ajo ka thënë se beson në punën e Erleta Hotit, duke thënë se ka vlerësime të larta, pasi që thotë se Hoti ka qenë një studente e shkëlqyer në fakultetin e Shkencave Politike.

“Erleta ka qenë studente e imja, dhe ka qenë e shkëlqyeshme si studente, më ka ardh mirë që ajo ka shpreh vullnetin që të jetë pjesë e ekipit tim”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, Erleta Hoti është njëra ndër ish kandidatet e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shfryrë e sharë, nëpërmjet rrjeteve sociale për secilin aktivitet të Qeverisë së Kosovës. Ajo ka qenë e ashpër dhe e zëshme edhe kundër dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë i cili vazhdon të mbahet në Bruksel.

Përveç kësaj, Hoti ka bërë edhe deklarata të fuqishme “moraliste”, se si nuk duhet ndërruar qëndrime për shkak të interesave personale, por se ajo vet do tashmë është këshilltare e ministres pa portofol në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

Më Shumë

Apel për kursim të ujit në Rahovec: Rrezikohet furnizimi për shkak të keqpërdorimeve

Komuna e Rahovecit ka bërë një thirrje publike për vetëdije dhe kujdes kolektiv në përdorimin e ujit të pijshëm, duke paralajmëruar për rrezikun e...

“+4 vjet kryetar”: Shaqir Totaj zyrtarizon kandidaturën për mandatin e dytë në krye të Prizrenit

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zyrtarizuar të martën kandidaturën e tij për një mandat të dytë në krye të komunës. Ceremonia...

Lajmet e Fundit