Jahjaga takoi veteranët e arsimit

Jahjaga-Afijete Spahiu BashotaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, priti në kabinetin e sajë veteranen e arsimit, Afijete Spahiu-Bashota dhe vizitoi në shtëpinë e tij veteranin e arsimit, Ahmet Namani.

Jahjaga e falënderoi Bashotën dhe Namani për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra.

Ajo e vlerësoi kontributin e pamohueshëm të mësuesve, të cilët kanë qenë frymëzim për gjenerata të tëra dhe, falë angazhimit të tyre të palodhshëm, Kosova sot është vend i pavarur dhe sovran, me vizion të qartë për integrim në strukturat veri-atlantike.

Afijete Spahiu Bashota dhe Ahmet Namani e falënderuan Presidenten Jahjaga për kujdesin dhe respektin që po tregon për veteranët e arsimit.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit