“Është fat të jesh vetëm”, Erjona Sulejmani tregon planet e jetës

Ish-gruaja e futbollistit, Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani është shprehur se karantinën po e kalon në një ishull në Spanjë, ku po jeton me djalin dhe të ëmën.

Ajo ka treguar se tashmë ka dëshirë të nisë një fëmijë të dytë, edhe pa nevojën e një partneri përkrah.

“Sigurisht një mashkull është një pjesë e rëndësishme për një femër, por mund tja dalë edhe vetëm një femër. Kështu që më mirë të jem vetëm. E kam edhe një ide me lind një fëmijë të dytë, edhe vetëm, pse jo,”– është shprehur Erjona Sulejmani.

Gjithashtu modelja  ka theksuar se fotot nudo janë të së shkuarës, dhe tashmë ka hequr dorë.

“Me ka ardhur disa herë propozime të pozoj nudo, por kam thënë jo, sepse një foto nudo për mua është tepër tani që jam me fëmijë…. Jeta nuk është vetëm qejf, është edhe moral. Unë kam edhe moral, kam familje. Puna është punë. Unë jam serioze dhe dua seriozitet. Mund të tregohem e rreptë në një marrëdhënie,”– janë fjalët e Erjona Sulejmanit për programin ‘Ftesë në pesë’.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit