8.1 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

EULEX ngre aktakuzë për keqpërdorim në KEK

EULEX-kosovePërmes një kumtese të lëshuar, misioni EULEX ka bërë me dije se Prokuroria Speciale e ka ngritur një aktakuzë për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas komunikatës, aktakuza është ngritur ndaj shtatë personave të cilët dyshohen për kryerjen e disa veprave penale.

Në mesin e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit janë: Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve, Shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit, Nxitja për shpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit si dhe Lidhja e kontratave të dëmshme.

Vlera e dëmit që është shkaktuar nga ky rasti i korrupsionit, sipas misionit EULEX, është 6 milionë e 182 mijë euro.

Rasti është hetuar nga një prokuror ndërkombëtar.

Jozyrtarisht, Koha.net merret vesh se bëhet fjalë për aktakuzë ndaj drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukës, shefit të OSHP-së Hysni Hoxha, Hasan Pruthi, Lulzim Lushtaku, Esat Tahiri dhe Agron Jusufi.

Më Shumë

Totaj tregon se punimet për rehabilitimin e “Kejit” në Shadërvan janë drejt përfundimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit janë...

Drejt përfundimit restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Qendrën Historike të Prizrenit

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se po shkojnë drejt përfundimit punimet restauruese në Hanin e...

Lajmet e Fundit