9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Eurovision 2021 do të mbahet nën masa të rrepta sigurie

Pak më shumë se tre muaj para finales, organizatorët e Konkursit të Këngës “Eurovision 2021”, i planifikuar në Roterdam më 18, 20 dhe 22 maj, e përjashtojnë idenë që gara e 65-të të mund të zhvillohet normalisht.

“Konkursi i Këngës “Eurovision” me siguri do të rikthehet në maj pavarësisht nga pandemia, por në rrethanat aktuale është fatkeqësisht e pamundur që ngjarja të zhvillohet në mënyrën siç jemi mësuar”, shpjegoi Martin Österdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i konkursit.

“Siguria, shëndeti dhe mbrojtja e të gjithë pjesëmarrësve në Konkursin e Këngës “Eurovision”, nga ekipet e punës te artistët, është përparësia jonë kryesore”, shtoi ai, transmeton ‘fjala.al’.

Österdahl sqaroi se organizatorët po ndjekin nga afër zhvillimet ndërkombëtare dhe se po vazhdojnë të shqyrtojnë dhe planifikojnë tre skenarë të rishikuar (B, C dhe D), të shpallur për herë të parë vjeshtën e kaluar.

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Lajmet e Fundit