Ronaldo 36 vjeç, mosha thjesht numër për të

Një ditë e veçantë për familjen Ronaldo. Cristiano mbushi 36 vjeç. Një nga më të mirët e historisë së futbollit është ende aktiv dhe nuk dihet se kur do të ndalet. Nga ndeshja në ndeshje ai po vendos rekorde.

Sulmuesi portugez ka fituar 5 Champions League, po kaq Topa të Artë, 4 Botërorë për Klube, 7 tituj kampionë në 3 ligat më të rëndësishme evropiane, Premier League, La Liga dhe Seria A, plot 762 gola në karrierë, pa përmendur shifrat individuale, çmimet e shumta, përfshi edhe kombëtaren, teksa ka fituar Europianin dhe Ligën e Kombeve.

Fjalët për arritjet e CR7 nuk mbarojnë kurrë. Sigurisht që ai ndihet shumë më i ri se 36 vjeç dhe tashmë po bisedon me Juventusin për të zgjatur kontratën. Në dy sezone e gjysmë me Juventusin, Cristiano ka shënuar 87 gola. Në të parin ai arriti ta çonte topin në rrjetë 28 herë, të dytin e mbylli me 37 finalizime.

Në aktualin, më gjysmë të rrugës, ka shënuar 22 herë. Me pak fjalë, Ronaldo thjesht duhet të mbajë këtë ritëm. Ndoshta mund të fitojë një tjetër “Top të Artë” dhe për të arritur Messin, ose një tjetër Champions League, për t’u bërë i vetmi, bashkë me Genton e Real Madrid, që e fiton 6 herë trofeun më të rëndësishëm në Evropë për klube.

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Lajmet e Fundit