Evakuime masive në Berlin, shkak një bombë e luftës së Dytë Botërore

Një bombë nga lufta e Dytë Botërore është bërë shkak që mëngjesin e së premtes në Berlin të bëhen evakuime masive për të lejuar ekspertët të largojnë bombën.

Evakuimet do të nisin rreth orës 09:00 dhe do të prekin një zonë deri në 800 metra nga vendi ku është zbuluar bomba. Zona përfshin Ministritë e Qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit.

Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.

Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar.

“Tegeli”, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore. Tch/

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit