7.5 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Fakultetet e mbyllura punësojnë ende staf akademik

Edhe pse po bëhen shtatë muaj qëkur Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka marrë vendim për mosakreditimin e Universitetit të Pejës, të Prizrenit e të Mitrovicës, të njëjtit ende janë duke hapur dyert për rekrutim të stafit akademik. Kjo gjë sipas njohësve të arsimit nuk paraqet parregullsi.

Problemi, sipas tyre, shfaqet në rast të hapjes së konkursit për pranim të studentëve e që bie ndesh me vendimin e KSHC-së, shkruan sot gazeta Zeri.

Edhe pse në muajin korrik të vitit të kaluar Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) ka marrë vendim për mosakreditimin e tri universitete publike: Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, të njëjtat janë duke vazhduar të hapin konkurse për rekrutim të stafit akademik.

Në këto universitete është duke vazhduar mësimi me studentë që janë regjistruar në vitet akademike paraprake, teksa për vitin akademik 2019 – 2020 nuk është hapur asnjë konkurs për pranim të studentëve.

Përderisa njohësit e arsimit vlerësojnë se hapja e konkurseve për rekrutim të stafit akademik është e rregullt, të njëjtit pohojnë se problem bëhet në rast se pranohen studentë të rinj.

Pas rekomandimeve ndërkombëtare, më 15 korrik të 2019-ës, nga KSHC-ja është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, i Mitrovicës e i Prizrenit të mbyllen

Më Shumë

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targa të huaja

Zbatimi i ploti i rregullave për qarkullim të automjeteve me targa të huaja, si pas ligjit në fuqi, kufizon qëndrimin e Kosovës vetëm tre...

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të Mbrojtjes, Enis Kervan.Ai uroi për pozitën Kervan dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e...

Lajmet e Fundit