Kjo është koha e rikthimit të Arbër Zenelit

Pritjes së gjatë për të parë Arbër Zenelin në fushat e blerta po i vjen fundi.

Anësori i talentuar nuk është paraqitur nga muaji qershor, ku pësoi lëndim të rëndë në barazimin 1:1 të Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Mali i Zi në kualifikimet për Euro 2020.

Lëndimi i Zeneli erdhi në momentin kur lojtari po kalonte formë të mirë te Kosova, dhe kishte filluar të përshtatej në Francë te Reims.

Zeneli tashmë ka fillur të stërvitet më intensivisht, dhe mesi i shkurtit do të jetë momenti i paraqitjes së tij për Reims.

‘France Blue’ raporton se Zeneli do të jetë i gatshëm nga mesi i muajit shkurt, përcjell lajmi.net.

24 vjeçari nga Mitrovica, në janarin e vitit të kaluar ishte transferuar nga Heerenven te Reims.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit