12.5 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Falsifikimi u bë me dijeni të “Babës”

Aktakuza ndaj ish-rektorit të UP-së, Enver Hasanit, ish-shefit të prokurimit në UP, Hakif Veliut, si dhe Albert Rakipit, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) në Tiranë zbardh detaje të reja për mënyrën si u dërgua kontrata e falsifikuar në Tiranë dhe për diferencën e çmimeve për pagesa të përkthimeve.

Një raport i Ferdese Tërshnjakut, eksperte për çështje ekonomike në Policinë e Kosovës, që i referohet aktakuza e ngritur ndaj Enver Hasanit dhe të tjerëve, sqaron në detaje për dallimin në pagesa të kryer nga rektorati i UP-së, në kohën e Enver Hasanit.

Raportet nga ekspertja Tërshnjaku janë kryer në qershor dhe korrik të këtij viti, shtatë vite pasi besohet se është kryer falsifikimi nga të dyshuarit.

U paguan 70 mijë euro më shumë

“Materiali i përkthyer i cili përfshin përkthimin e njëmbëdhjetë librave është llogaritur sipas çmimit për njësi matëse ‘karaktere’ që është në shumë prej 293247 euro, me diferencë të vlerës prej 6241 euro, që është vlerë më e lartë e llogaritur në faturën e ISN-së, e cila diferencë rezulton në faktin se ISN në faturë ka llogaritur më shumë karaktere për 11 libra të përkthyera”, thuhet në aktakuzën ndaj treshes.

Kështu, çmimi për përkthimin e njëmbëdhjetë librave sipas njësisë matëse fjalë është 33450. Derisa rezulton se diferenca e përkthimit në mes çmimit sipas njësisë matëse “karaktere” dhe “fjalë” është 259776 euro.

Sipas aktakuzës, veprime të njëjta janë bërë edhe gjatë përkthimit të tetë librave tjerë.

“Materiali i përkthyer që përfshin përkthimin e tetë librave, është llogaritur sipas çmimit për njësi matëse ‘karaktere’ në shumë prej 78.970 euro”, thuhet në ekspertizë, ku ceket se kjo vlerë korrespondon me vlerën e paguar për përkthimin e tetë librave nga Universiteti i Prishtinës. /Zëri/

Më Shumë

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit