22.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Familja kërkon drejtësi për vrasjen e mistershme të Abedin Bytyqit, Apeli kthen rastin në rigjykim

“Ani e kanë vra e kanë vra, po pse me ja kall trupin se?” Kësaj pyetjeje nuk po i gjen kurrsesi përgjigje tash e 4 vjet Avdi Bytyqi, për vrasjen e djalit të tij Abedinit.

44-vjeçari Abedin Bytyqi nga Semetishti i Suharekës, u zhduk në mënyrë të mistershme gjatë tetorit të vitit 2016, e tek pas 3 muajve kërkimi, trupi i tij u gjet në një mal i groposur e i djegur.

Lotët i shoqërojnë prindërit e Abedinit sa herë që flasin për vdekjen e të birit.

Avdi Bytyqi i cili pohon se ka zgjedhur rrugën ligjore për të kërkuar drejtësi, ai është i zhgënjyer shumë nga ajo, raporton KOHA.

Në lidhje me këtë Gjykata Themelore e Prizrenit gjatë nëntorit të 2019 shpalli fajtorë të akuzuarit Murat Ademin dhe dënoi më 25 vite burgim, Resmije Bytycin me 20 vjet burg e Fadil Fetiu me 12 vjet burg. Por, i njëjti rast u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në qershor të 2020, pas u gjetën një mori shkeljesh të identifikuara.

Me dënimin e Fadil Fetiut s’po pajtohet mbrojtja e tij, pasi që sipas avokatit, Fetiu i cili akuzohet për veprën penale të ndihmës në kryerjen e vrasjes së rëndë, ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë pavarësisht kërcënimeve që ka pasur.

Gjykata e Prizrenit liroi nga akuzat Reshat Ademin, vëllanë e Muratit, pasi që nuk kishte pasur prova për të.

Në aktakuzën prej 9 faqeve të cilën e posedon KOHA, e ngritur në maj të 2019-s, thuhet se Murat e Reshat Ademi, kushërinjtë e Resmijë Bytyqit, e cila është edhe bashkëshortja e viktimës dhe Fadil Fetiu, kishin bashkëpunuar për ta privuar nga jeta Abedin Bytyqin, duke e lidhur së pari, e duke e dërguar në një vend të panjohur, më pastaj kanë filluar ta godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor, dhe më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhimbjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, ia vënë zjarrin duke i shkaktuar dhimbje vdekjeprurëse të cilat e shkaktuan vdekjen e tij, të cilin më pas e hedhin në një gropë dhe e mbulojnë me dhe.

Sipas kësaj aktakuze, Murat Ademi pas kryerjes së veprës penale, me qëllim të zhdukjes së provave ka gjuajtur diku tjetër telefonin dhe kuletën e viktimës.

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë - Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës...

Lajmet e Fundit