17 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Familjarët e gruas së infektuar me COVID-19 në Rahovec fillimisht rezultuan negativë, në ritestim dolën pozitivë

Një grua nga Komuna e Rahovecit, e cila punon si motër medicionale në Spitalin e Prizrenit është infektuar nga virusi COVID-19, shkruan Insajderi.

E njëjta, pas kontaktit me familjarët ka infektuara edhe ata.

Por, fillimisht kur iu është bërë testi familjarëve të saj (vëllezërit) kanë rezultuar negativë, teksa babai i saj pozitiv. Ndërsa mbrëmë ndodhi e kundërta, në ritestim babai i saj ka rezultuar negativ teksa pjesa tjetër e familjes pozitivë.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Rahovecit, Saimir Mustafa.

“Rastet që kanë dalë mbrëmë 4 pozitivë, janë raste ri-testimi, para dy jave që e kanë bërë testin kanë dalë negativë mbrëmë kanë dalë pozitivë, janë raste kontakti – familjar, ku motra e tyre, e cila punon si motër medicionale është infektuar në repartin e Hemodializës në Prizren. Herën e parë babai ka dalë pozitiv, teksa mbrëmë babai ka dalë negativ, ndërsa pjesa tjetër e familjes pozitivë”, ka thënë Mustafa për Insjaderin.

Mustafa ka pohuar se gjendja e përgjithshme në Rahovec është e qetë dhe stabile.

“Gjendja e përgjithshme në Rahovec është e qetë, stabile nën kontroll”, ka shtuar ai.

Në Komunën e Rahovecit deri tani janë konfirmuar 28 raste me koronaviru, teksa në nivel vendi gjithsej të infektuar me COVID-19 janë 927 persona, teksa janë shëruar 671 e kanë vdekur 29 të tjerë/GazetaInsajderi

Më Shumë

Rexhaj: Vetëvendosje po vjen në pushtet në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale të Komunës së Prizrenit, që udhëhiqet nga PDK-ja, duke e cilësuar si të...

Subvencionet në kulturë e sport sipas LVV-së në Prizren po ndahen për të afërmit e pushtetit

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar lidhur me ndarjen e subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini...

Lajmet e Fundit