22.2 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Familjarët ia falin gjakun shoferit që mbyti me veturë 12 vjeçarin nga Prizreni

adem-badalli-620x330Varrimi i djaloshit 12 vjeçar, Adem Badalli, nga Prizreni që është shkelur me veturë natën e Vitit të Ri do të behët sot nga ora 14:00. Mirëpo, me këtë rast familjarët e të ndjerit kanë vendosur t’ia falin gjakun, personit që e ka aksidentuar me veturë.

Njëri nga familjarët e viktimës ka treguar për Express se këtë akt kanë vendosur ta bëjnë me vullnet dhe pa inicimin e askujt.

“Ne kemi vendosur ta falim këtë gjak vet. E dimë që nuk ka qenë aksident i qëllimshëm dhe për këtë do ta falim. Ne jemi edhe të një vendi dhe njihemi mirë me personin që e ka shkelur me veturë djalin tonë, andaj s’kemi arsye te veprojmë ndryshe”, ka treguar axha i të ndjerit Adem Badailli.

Ai ka thënë se falja e këtij gjaku do të bëhet sot pas përfundimit të varrimit, i cili do të mbahet në ora 14:00.

“Kjo falje do të behët pas varrimit. Aty do të jenë edhe disa persona dhe do të bëhet një ceremoni, mbledhi e njerëzve. Në atë moment do ti’a zgjasim dorën e faljes së gjakut”, ka rrëfyer ai.

Adem Badalli, ishte një talent futbolli dhe ka qenë anëtar i shkollës së Futbollit Lidhja e Prizrenit.

Me të marr lajmin për vdekjen Badallit, ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Ismajl Berisha, aktualisht trajner futbolli ka thënë se kjo ishte një humbje e madhe. Ai ne profilin e tij ne Facebook ka shkruar se Ademi premtonte shumë dhe si futbollist me talentin e tij.

“Sot shkolla e futbollit Lidhja e Prizrenit ka humbur njërin prej fëmijëve më të mirë, më të edukuar që kishte në mesin e saj edhe pse i kyçur vonë në mesin tonë, Ademi premtonte shumë dhe si futbollist me talentin e tij. Por butësia e tij ishte mbi të gjitha që bëri Ademin të dashur për të gjithë, prandaj në emrin tim personal dhe kolegut Xhevat dhe stafit të shkollës sonë, ju shprehim ngushëllime familjes së Ademit, gjithë shokëve që padyshim do të iu mungoj shumë dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë shprehur edhe neve ngushëllime. Ti ishe një engjëll në këtë botë, e Allahu engjëjt i mban afër vetit, të mori edhe Ty afër vetit. Allahu të shpërbleftë me gjenet e familjes, durim dhe krenar që patën një fëmijë si Ti, edhe ne mburremi që në mesin tonë, kishim një fëmijë si ti, Allahu të shpërbleftë me Xhenetin më të lartë”, ka shkruar ai. /Express/

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët në Prizren se uji është përsëri i sigurt për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët në Prizren se uji sërish është i sigurt për pije. Sipas njoftimit të kësaj kompanie edhe...

Nga një pikë që mban shpresat gjallë

Dukagjini dhe Suhareka ndanë nga një pikë në një përballje të rëndësishme për mbijetesë në Superligën e Kosovës. Rezultati 1:1 i la të dyja...

Lajmet e Fundit