13 C
Prizren
E premte, 10 Janar, 2025

Familjarët insistojnë t’u bëhet autopsia të vdekurve nga COVID-19

Familjarët e personave të cilët kanë vdekur si pasojë e koronavirusit po insistojnë që t’u bëhet autopsia të njëjtëve.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se për t’u bërë autopsia të infektuarve që vdesin nga koronavirusi, duhet urdhëresë nga Prokuroria.

“Për shumicën e rasteve tani familjarët po insistojnë që t’u bëhet autopsia të njëjtëve, por ka raste të cilat nuk bëhet, por ne punojmë vetëm me urdhëresë të Prokurorisë sepse rasti duhet të hapet në polici dhe në Prokurori dhe nuk bëhet autopsia me kërkesën tonë dhe nuk jemi ne ata të cilët mundemi për t’i liruar rastet”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket dorëzimit të raportit në Prokurori, për vdekjet e dyshimta në QKUK nga virusi, Gërxhaliu shtoi se nevojitet kohë për t’u bërë analiza specifike.

Tutje, ai tha se në rast nevoje për këto analiza kanë marrë masa për t’u dërguar edhe jashtë Kosovës.

“Sa i përket raportit nevojitet kohë për t’u bërë analizat specifike. Ne kemi marrë edhe masa të dyfishta në rast nevojë që të dërgohen edhe jashtë Kosovës dhe jemi duke punuar me staf esencial. Marrin kohë edhe përgatitjet laboratorike kështu që për momentin nuk janë të gatshme. I kemi vetëm ato preliminaret për të cilat edhe gojarisht kemi biseduar me prokurorë”, tha Gërxhaliu.

Më Shumë

Adriano Çelentano sot 87 vjeç: Kam 20 vjet që mendoj për jetën tjetër

Një nga personazhet më eklektikë në botën e muzikës italiane, Adriano Celentano mbush sot 87 vjeç. Këngëtar, showman, aktor, regjisor, kompozitor, shkrimtar televiziv dhe...

Aksident fatal në Prizren, këmbësori humb jetën pasi u godit nga vetura

Një aksident trafiku me pasojë fatalitetin ka ndodhur mbrëmë në rrugën "Ekrem Rexha" në Prizren. Një veturë me targa sllovene, e drejtuar nga i...

Lajmet e Fundit