22 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Familjarët rrëfejnë si u mbyt 82-vjeçarja në bunarin e shtëpisë në Malishevë(Foto)

Miradije Bytyqi humbi jetën dje në bunarin e shtëpisë së saj në fshatin Kravasari të Malishevës. Sipas familjarëve, 82-vjeçarja u mbyt gjatë tentimit për të nxjerrë një kovë me ujë nga bunari. Dhëndri i saj thotë se vjehrra e tij i lante duart me ujë bunari dhe duke e bërë këtë ka rrëshqitur në bunarin e thellë 7-8 metra. E ndjera është varrosur sot. Policia ka njoftuar për këtë ngjarje dhe ka paralajmëruar hetime të mëtejme.

Miradija, që tash e një kohë banonte në banesën e dhëndrit të saj në Malishevë, dje kishte kërkuar të shkonte në fshatin Kravasari, ku edhe e kishte shtëpinë. Bashkë me vajzën dhe nipin e saj ajo kishte shkuar për të marrë arra, molla dhe pemë të tjera që kultivoheshin në oborrin e shtëpisë së tyre. Pasi kishin ngrënë ajo kishte dalë në oborr dhe bashkë me kapakun e bunarit ra në thellësinë e tij prej 8-9 metrash.

Bunari ku humbi jeten Miradija
Bunari ku humbi jetën Miradija

Ekipi i Gazetës Express sot ka qëndruar në shtëpinë e Miradijes. Për të është hapur e pamja ndërsa varrimi u bë në orën 15. Dhëndri i saj, Muhameti, rrëfen ngjarjen për Express.

Njoftimi per vdekjen e saj
Njoftimi për vdekjen e saj

“Ka qenë në gjendje shumë të rregullt psiqikisht nuk ka vujtë, nuk kemi pas kurrfarë elementi që ka vujt për diçka, gjitha të mirat i ka pasë edhe ka qenë e kfjellët. Dje përmallshëm është ardhë në fshat, këtu e kanë shpinë. U ardhë me marrë arra, molla, që tubohen ka vjeshta”, thotë dhëndri i Miradijes.

Ai tregon se vjehrra e tij ujin e ka pasur pikë të dobët. Thotë se vazhdimisht i lante duart pasi ka qenë shumë e pastër.

“Ujin e ka pasë në shpirt, për gjithçka durtë mi la. Me ecë deri qaty pa hi në çeshme me i la durtë nuk e lente, shprehi e ka pasë atë. Edhe ka rrëshqitë arka e bunarit e kjo në atë moment bashkë me të ka ra”, thotë ai.

Madje, Miradija gjatë qëndrimit të saj në oborr kishte mbledhur edhe një qese me arra. Gjurmët e tyre kishin mbetur pranë bunarit.

“U pa se kanë mbetë edhe gjurmët e ka marrë një najlon arra. Edhe arrat kishin mbetë afër bunarit. Bunari ka qenë i rrethum me arkë, u afru me marrë ujë… Ka pasë edhe ujë në çeshme po ka pasë qejf në ujë të bunarit m’i pastru durtë”, vazhdon rrëfimi për të.

Bunari i familjes Bytyqi që ishte çelur shumë kohë më parë, ia mori jetën gruas më të moshuar të tyre. Familjarët e përshkruanin si grua të mirë të cilën e donin. Gjatë qëndrimit të ekipit të Gazetës Express në këtë shtëpi u panë shumë të afërm që vinin për ngushëllime.

Ky rast, u bë i ditur sot nëpërmjet raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Më pas u konfirmua edhe nga zyrtarë tjerë të policisë.

“Me datë 01.11.2018 në ora 12:30 policia në Malishevë ka marrë informacion për një rast ku dyshohet se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus. Policia së bashku me njësitë tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi M. B., e moshës 82-vjeçare, kosovare/shqiptare, kishte rënë në një pus ku edhe kishte humbur jetën”, tha Lirije Podrimaj, nga policia rajonale e Gjakovës për Gazetën Express.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/familjaret-rrefejne-si-u-mbyt-82-vjecarja-ne-bunarin-e-shtepise-ne-malisheve-591463/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një aksion të koordinuar që ka çuar në arrestimin e...

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Lajmet e Fundit