7.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Fatjon Bunjaku vendimtar me golin e shënuar në minutën e 94-të, Malisheva triumfon ndaj Gjilanit

Malisheva ka marrë fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një duel shumë i luftuar me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Gjilani rrezikoi e para me Albin Prapashticën, por që goditja e tij me kokë shkoi pranë portës.

Malisheva u kundërpërgjigj me Valmir Berishën, megjithatë pa sukses.

45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Bilallin, Rrahmanin e Jarovic, derisa mysafirët u kundërpërgjigjën me Hazrollajn dhe Bunjakun.

E kur pritej fundi i ndeshjes, në skenë doli Fatjon Bunjaku që realizoi një gol spektakolar në minutën e 94-të për 0-1.

Nuk kishte më kohë dhe Malisheva arkëtoi tre pikë në këtë ndeshje ku tani ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 28 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Feronikelin ’74. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit