12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Fatmir Memaj, iniciator i shkarkimit të Haxhi Avdylit

Sekretari i Degës së LDK-së në Prizren Fatmir Memaj, qëndron prapa iniciativës për shkakrkimin e kryetarit Haxhi Avdyli. Ende nuk dihen arsyet pse Memaj ka marrë një iniciativë të tillë.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it brenda LDK-së bëjnë të ditur se raportet në mes Fatmir Memajt dhe Haxhi Avdylit nuk janë të mira.

“Fatmir Memaj qëndron prapa kësaj iniciative”, tregon për “PrizrenPress” me kush anonimiteti një zyrtar i lartë e LDK-së në Prizren.

Kryetari i LDK-së Haxhi Avdyli thotë ndërkaq se iniciativa është marrë nga një grup i njerëzve të dështuar. Ai nuk tregon emrat e këtij grupi të njerëzve të LDK-së.

“Këta njerëz janë me krye e me zemër argatë të partive tjera”, thotë Avdyli. Ai është i bindur se kjo iniciativë do të dështojë.

Ndërkaq, sekretari i LDK-së në prizren Fatmir Memaj ka mohuar se është iniciues i shkarkimit të kryetarit të Degës Haxhi Avdyli.

“Me përgjegjësi mund të them, se unë, si njeri nder mbështetësit kryesor për zgjedhjen e Haxhi Avdylit, nuk jam njeri ndër iniciatorët e shkarkimit të tij, e as nënshkrues”, ka sqaruar Memaj në Facebook.

“Për sa i përket ceshtjes se cka mendoj unë për të ardhmen e Degës së LDK-se se Prizrenit, dhe te ardhmen politike të Haxhi Avdylit, ndoshta nuk ka fare rëndësi, por për këtë do të shprehem në nivelet e organeve gjegjese të LDK-së”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Lajmet e Fundit