12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Fatmir Sejdiu: Nuk kam kontaktuar me Thaçin, kjo është shpifje

FatmirSejdiu-ldk

Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu mohon çdo përfshirje në kalkulimet politike për krijimin e qeverisë së re kosovare.

“Gjithçka në këtë rast është veç një shpifje. Unë kam qenë me familjen time të ngushtë jashtë vendit”, thotë Sejdiu, për Gazetën Express.

Ish-Presidenti Sejdiu që e la këtë post me dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese e zuri duke e shkelur Kushtetutën ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me Hashim Thaçin për çështjen krijimit të Qeverisë.

Ai ka paralajmëruar padi për shpifje kundër Express dhe e quan vepër penale cilësimin e tij si “tradhtar”.

 

Tradhtia e Fatmir Sejdiut ndaj LDK’së – Hashim Thaçi ia ofron postin e Kryeministrit

Hashim Thaçi ka bërë një plan dinak për të mbetur edhe më tutje në pushtet. Dhe, në këto synime atij i ka ardhur në ndihmë Fatmir Sejdiu, ish-Kryetari i LDK’së që kishte qenë në shërbim të tij gjatë qeverisjes PDK-LDK.
Burime të Gazetës Express thonë se Thaçi ia ka afruar Sejdiut postin e Kryeministrit.

“Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu janë takuar këto ditë dhe Thaçi ia ka ofruar atij postin e Kryeministrit. Plani është që Sejdiu të marrë me vete edhe 7-8 deputetë të LDK’së, menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ’së”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Express ka kontaktuar zyrtarë të LDK’së dhe ata shfaqen të bindur se e kanë në kontroll plotësisht grupin parlamentar, derisa lojërat e Fatmir Sejdiut me Hashim Thaçin i konsiderojnë tradhtitë e radhës së Kryetarit të Nderit.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave...

Rekonstruktohet aksi rrugor Sarosh – Rahovec, nisin punimet

Kanë nisur punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e aksit rrugor Sarosh – Polluzhë – Pastasel – Senoc – Drenoc – Rahovec, ka njoftuar Drejtoria...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit