20.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

FEMaktiv sfidon rolet tradicionale gjinore në Prizren

Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit e quajtur FEMaktiv, do të organizoj performancën publike të rradhës “Burrat hekurosin”, ku nëpërmjet kësaj performance publike synon t’i sfidon rolet tradicionale gjinore.

“Ndarja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave. Përveç kësaj punët e shtëpisë ende vazhdojnë të përceptohen si obligime që i takojnë vetëm grave. Andaj nëpërmjet kësaj performance publike FEMaktiv synon ti sfidon rolet gjinore duke e dhënë mesazhin që punët e shtëpisë nuk janë obligime që i takojnë vetëm grave. Punët e shtëpisë janë obligime që duhen të ndahen në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave – pa dallim gjinie. Arritja e barazisë gjinore në jetën private është e domosdoshme për arritjen e barazisë gjinore në jetën politike dhe publike duke i dhënë fund stereotipeve gjinore”, thuhet në njoftim, përcjellë PrizrenPress.

Iniciativa FEMaktiv i fton të gjithë qytetarët/et që të bashkangjiten në këtë performancë pubike, e cila ka për qëllim sfidimin e roleve tradicionale gjinore.

Perfomanca mbahet të shtunën (8 korrik 2017) në ora 13:00, përpara Lidhjes së Prizrenit.

FEMaktiv është iniciativë e grave dhe vajzave të Prizrenit që synojnë ta sfidojnë mendësinë patriarkale në diskursin publik të qytetit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni në prag të lavdisë: Një fitore larg titullit të kampionit

Sot, kryeqyteti historik i shqiptarëve është në pritje të një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e ekipit të tij futbollistik. Prizreni është...

Shfaqet një ari në rrugën që të shpie për në Prevallë (VIDEO)

Një ari është parë gjatë ditës së sotme në rrugën që të shpie për në Prevallë. Një lexues ka dërguar një video të ariut për...

Lajmet e Fundit