9.7 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Fëmija i parë në Prizren, djalë

femijete e sapolindurNë ora 00.35 minuta, në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren, ka lindur fëmija i parë në vitin 2015. Fëmija djalë është lindur nga 23 vjeçarja, Besarta Zmalaj nga Reshtani Suharekës, që për të është fëmija i parë dhe që ka sjellë gëzimin më të madh në jetë.

Fëmija i porsalindur është vizituar nga drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr, Afrim Avdaj, i shoqëruar edhe nga stafi menaxherial.

Drejtori i spitalit, Dr. Afrim Avdaj dhe drejtoresha mjekësore, Dr. Lumnije Hoxha, kanë ndarë nga një dhuratë modeste për të porsalindurin dhe nënën e tij.

“Uroj gjithë ekipin kujdestar, jo vetëm këtu në repartin e lindjes, por në të gjitha repartet e spitalit, të cilët në këto momente të ndërrimit të moteve, kur të tjerët po festojnë, janë duke kryer kujdestaritë për të qenë në shërbim të pacientëve, siç është edhe ky rast i lindjes së fëmijës së parë në spitalin tonë. Është një moment i veçantë kur këtu po vizitojmë fëmijën e parë të porsalindur.

Sipas mjekëve kujdestarë fëmija dhe nëna janë me gjendje të mirë shëndetësore. Me këto dhurata modeste ne përgëzojmë dhe urojmë që fëmija të ketë shëndet, ndërsa nëna shërim sa më të shpejtë. Uroj që viti 2015 të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha, ndërsa ne do të mundohemi dhe angazhohemi maksimalisht për të krijuar kushte që Kosova ta ruaj strukturën me popullatë të re dhe të shëndosh”,-pohoi drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj.

Edhe nëna e fëmijës së porsalindur ka falënderuar ekipin mjekësor për shërbimin e ofruar.

“Falënderoj ekipin e mjekëve dhe motrave që kanë treguar një kujdes dhe më kanë trajtuar në mënyrën më të mirë që nga momenti kur jam shtruar në repart dhe deri në këto momente kur djalin e kam pranë vetes”,- pohoi e emocionuar 23 vjeçarja, Besarta Zmalaj nga Reshtani i Suharekës, e cila në arkivin e Spitalit Rajonal të Prizrenit për vitin 2015 regjistrohet nëna e parë që solli në jetë fëmijën djalë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470 Klankosova.tv merr...

Dragash: Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkolla për klasat e para dhe të pesta

Ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash ka filluar zbatimin e programit të vizitave sistematike shëndetësore nëpër shkollat e Komunës së...

Lajmet e Fundit