Festivali i Këngës në RTSH fton këngëtarët për pjesëmarrje në edicionin e 59-të

“Festivali i Këngës” do të mbahet si çdo vit në fund të dhjetorit.

RTSH-ja, ka hapur thirrjen për të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59-të të Këngës.

Përmes një njoftimi RTSH-ja ka publikuar disa nga kriteret teknike për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e festivalit ku fituesi që nga viti 2004 përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision”.

Afati i dorëzimit të materialeve është caktuar data 1 dhe 2 tetor, ku më pas një komision do të bëjë seleksionimin e tyre ku do të zgjedhjen ato që do të hynë në garë.

Ndryshe, përveç kritereve teknike, RTSH nuk ka treguar nëse do të pranojë kompozitor dhe tekstshkrues të huaj, siç ishte bërë vitin e kaluar, kur kompozitorët maqedonas, Darko Dimitrov dhe Lazar Zvetkovsi, fituan festivalin me këngën “Shaj” të Arilena Arës, e cila ishte pjesëmarrja e parë e krijuesve të huaj në Festivalin e RTSH-së.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit