8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“ Fidani” në Prizren shpall konkurs letrar

Shoqata për Kulturë e Art “ Fidani” në Prizren ka shpallur konkurs letrar për tregim të shkurtë dhe poezi . Konkursi është shpallur me rastin e organizimit të manifestimit të “Ora e Pavarësisë”.

KONKURS LETRAR PËR TREGIM TË SHKURTË DHE POEZI

Kushtet e konkursit:

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë krijuesit e mbarë trojeve shqiptare si dhe nga diaspora, përfshirë edhe letrarët nga komunitetet në gjuhët përkatëse që jetojnë në Kosovë.

Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një në tregim të shkurtër ose poezi.
Tregimet e shkurtra dhe poezitë duhen të jenë të pa publikuara;
Poezitë nuk duhen të jenë më të gjata se 30 vargje, ndërsa tregimi jo më i gjatë se dy faqe A4, lloji i shkronjave Times neë roman 12;

Poezitë mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike: [email protected]: ose edhe në tri kopje fizike në zyrën e shtëpisë botuese “Fidani”, rruga “Rifat Krasniqi”- p.n. (afër shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha ” në Prizren);
Afati për konkurrim është i hapur deri më 12 shkurt 2023;

Juria do të ndajë këto çmime:
Çmimi tradicional “Xhemil Doda”, për tregimin e shkurtër si dhe për tri poezi më të arritura.

Tema është e lirë.

Poezitë dërgohen me emër dhe me mbiemër, sepse do të botohen në librin e përbashkët, i cili do të përurohet ditën e mbajtjes së manifestimit më 17 shkurt 2023 kur edhe do të shpallen rezultatet.

Punimet letrare për vlerësim juria do t’i ketë me shifër.
Ky aktivitet letra mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Prizrenit.
Për informata shtesë mund të na shkruani në adresën e lartcekur
si dhe në tel: 045-277-633.

Prizren, 24.01.2023 Këshilli organizativ i manifestimit tradicional
“Ora e pavarësisë”

Mund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit