13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rita Ora publikon ‘trailerin’ e klipit të ri, shfaqet si nuse dhe me një sërë figurash publike në krah

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po bëhet gati për rikthimin e madh.

Ajo ka paralajmëruar se më 27 janar do të publikojë këngën e saj më të re me titull “You Only Love Me”.

Kjo këngë do t’i paraprijë albumit të saj të tretë në ardhje, i cili gjithashtu do të publikohet këtë vit, pas një pritje pesë vjeçare nga albumi i saj i dytë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja ka publikuar në rrjetet sociale tashmë edhe ‘trailer’-in e klipit, i cili do të jetë i gatshëm për publikun në vetëm dy ditë.

Ajo gjithashtu publikoi disa sekuenca, ku shfaqeshin shoqet e saj të Hollywoodit, Lindsay Lohan dhe Kristen Stewart, të cilat i bënin nga një dedikim Ritës në klipin e ri – në të cilin ajo do të shfaqet su nuse.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Urime për ditën tuaj të madhe! Jam shumë e emocionuar për ty, më vjen shumë keq që nuk ia dal dot. Por e di që do të jetë e mrekullueshme, të dua shumë dhe mezi pres të shoh fustanin”, thotë Lindsay në video.

Ndërkohë diku në një sekuencë tjetër, Kristen, 32 vjeçe, thotë: “Rita sapo pata ëndrrën më të çmendur që ti po martoheshe dhe unë nuk isha atje…”.

 

Ngacmimi përfundon me Ritën të veshur me vello nusërie duke ecur në një rrugë, ndërsa një grup femrash të ftuara në dasmë e ndjekin atë.

Kënga e zhanrit pop shënon rikthimin e saj në muzikë, pas një mungese të gjatë në aspektin e prurjeve muzikore.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ora e bëri premtimin e saj për fansat gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri në shtatorin e vitit të kaluar, ku edhe mbajti një koncert në Tiranë.

E pyetur se çfarë po bënte në Shqipëri, ajo tha në tetor: “Një album i ri – janari i vitit të ardhshëm. Do të jetë e mrekullueshme. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se ju mund të bëni më shumë se një gjë”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Mund të jesh muzikant, aktor, kërcimtar, nënë, hallë në të njëjtën kohë. Unë dua të provoj dhe të bëj gjithçka”, kishte deklaruar këngëtarja. /Telegrafi/

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit