11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Profili i Jakup Krasniqit: Nga mësues në Drenicë, zëdhënës i UÇK-së e kryetar Parlamenti

Me urdhër të Zyrës së prokurorit të Specializuar në Hagë, Policia e EULEX-it ka bastisur për më shumë se dhjetë orë shtëpinë e ish- zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë e Negroc.

Para pak minutash bastisja në lagjen Velania ka përfunduar me arrestimin e Krasniqit i cili, që nga orët e hershme të mëngjesit është marrë në pyetje. Krasniqi pritet që të dërgohet në Hagë.

Avokati i tij, Valon Hasani e konfirmoi arrestimin dhe dërgimin e Krasniqit në Hagë.

Por kush është Jakup Krasniqi, zëri i i UÇK-së?

Krasniqi i lindur me 1 janar 1951 në fshatin Negrovc të komunës së Drenasit, qysh herët kishte nisur aktivitetin ilegal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pasi kishte mbaruar shkollën fillore në vendlindje dhe të mesmen në Drenas, Krasniqi, studimet i mbaroi në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik, dega Histori.

Më pas kthehet në vendlindje dhe nga viti 1972 deri në vitin 1977 punon si arsimtar në Negrovc dhe Arllat, ndërsa, në vitet 1976-1977 punon edhe si arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas. Po ashtu Krasniqi kishte punuar në vitet 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj, kurse me 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas.

Gjatë kohës sa punonte si mësues, Krasniqi ishte marrë edhe me aktivitete politike në ilegalitet.

Për këto aktivitete, Krasniqi në vitin 1981 ishte burgosur nga pushteti i atëhershëm serb, ku kishte qëndruar deri në vitin 1991.

Krasniqi gjatë vitit 1995–1998 ka qenë edhe kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas. Ndërsa, ka qenë edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri në luftën e fundit.

Krasniqi kishte rol të rëndësishëm në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës, ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ku më pas ishte emëruar zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Krasniqi ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në konferencën e Rambujesë, në Francë, e cila i dha fund luftës me bombardimin e Serbisë nga NATO për 78 ditë me radhë, nga 24 marsi deri me 12 qershor kur kishin hyrë në Kosovë forcat paqeruajtëse.

Më përfundimin e luftës, Krasniqi ishte bashkuar me bashkëluftëtarët për të themeluar Partinë Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ishte deri në vitin 2014.

Në vitin 2001, në zgjedhjet e para parlamentare të pasluftës, Krasniqi ishte zgjedhur deputet i legjislaturës së parë. Ndërsa, pas formimit të Qeverisë së parë, të udhëhequr nga Bajram Rexhepi, Krasniqi ishte bërë ministër i Shërbimeve Publike.

Deputet ishte zgjedhur sërish në vitin 2004, në zgjedhjet parlamentare që ishin zhvilluar atë kohë, ku ishte emëruar shef i grupit parlamentar të PDK-së.

Me ardhjen e PDK-së në pushtet në vitin 2008, pas zgjedhjeve që ishin mbajtur në nëntor të vitit 2007, Krasniqi ishte zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ishte zgjedhur sërish në krye të Kuvendit në vitin 2010 pas zgjedhjeve parlamentare.

Në vitin 2014, pas disa përplasjeve me bashkëpartiakët, Krasniqi i ndan rrugët me PDK-në, duke formuar Nismës për Kosovën, bashkë me Fatmir Limajn dhe disa aktivist të kësaj partie.

Krasniqi zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, e cila më vonë ndërron emrin dhe bëhet Nisma Socialdemokrate e Kosovës.

Me 24 korrik të vitit të kaluar ishte intervistuar nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur...

Lajmet e Fundit