15.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Fitore e vlefshme për Bashkimin

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 78:67 (17:19, 27:15, 19:16, 15:17), në xhiron e 25-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe, duke bërë që kjo pjesë të përfundojë 17:19 për mysafirët. Por, në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi konstante, kurse rahovecasit tentonin të afrohen në rezultat, ndërsa pjesa e parë përfundoi me dhjetë pikë epërsi të vendasve 44:34.

Prizrenasit në periodën e tretë ngritën epërsinë në 14 pikë, 53:39, e më pas Vreshtarët afruan shifrat në 55:50, me një seri të suksesshme prej 2:11, por tetë pikë radhazi nga basketbollistët e Bashkimit bënë që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 63:50. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi ruajti epërsinë e krijuar, duke triumfuar në fund me rezultat 78:67. Te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 14 pikë e nëntë kërcime, Julien Lewis me 17 pikë dhe Alban Veseli me 15, kurse te Rahoveci u dalluan Musab Mala me 18 pikë dhe Fisnik Rugova me 17.

Bashkimi ka dhjetë fitore e 15 humbje, kurse Rahoveci ka 11 fitore e 14 humbje./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit