2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Fizioterapeuti Adnan Kryeziu, paditë Spitalin e Prizrenit, kërkon rritje të pagës

Paditësi Adnan Kryeziu, i cili punon si mjek fizioterapeut në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, të premten, gjatë shqyrtimit gjyqësor, ka kërkuar që punëdhënësi t’ia njeh koeficientin që pretendon se i takon në bazë të kualifikimit arsimor.

Paditësi, gjatë dhënies së dëshmisë së tij, ka thënë se pasi është pranuar në punë, ka vazhduar shkollimin dhe ka përfunduar drejtimin e fizioterapisë duke marrë titullin “Bachelor”, por se megjithatë punëdhënësi nuk pranon t’ia rrisë koeficientin e pagesës.

Ai ka thënë se megjithëse punon në të gjitha rastet mjekësore si kolegët e tij, pa kurrfarë dallimi në obligime, paguhet me koeficient 4.80 euro, ndërsa kolegët e tij me koeficient 7.20 euro, andaj ka kërkuar që edhe atij t’i rritet koeficienti si kolegëve të tij.

I autorizuari i paditësit, avokati Bestar Kolgeci, ka deklaruar se mbetet pranë padisë dhe kërkesëpadisë, duke shtuar se heq dorë nga dëgjimi i dëshmitares Dëshira Elshani Kryeziu sepse mjafton deklarimi i paditësit Adnan Kryeziu.

Përfaqësuesja e të paditurës, Melinda Qollaku, ka kundërshtuar padinë dhe kërkesëpadinë e paditësit, duke deklaruar se nuk ka pasur rritje të koeficientit të pagës për asnjë punëtor të departamentit të fizioterapisë, e të cilin fakt sipas saj, e kanë verifikuar edhe inspektorët e punës.

Gjykatësja e rastit, Edije Sezairi, pas dëgjimit të palëve ndërgjygjëse, ka ndërprerë shqyrtimin dhe seancën e radhës e ka caktuar për 27 prill 2018, në ora 13:00, ku palët në procedurë do të japin fjalët e tyre përfundimtare.

Ndryshe, ky rast civil zhvillohet në bazë të padisë së ushtruar nga Adana Kryeziu, i cili kërkon nga gjykata që të obligojë Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, që t’ia ngrit koeficientin e pagës nga 4.80 në 7.20 euro, për shkak se që sipas tij, nga viti 2016 ka të kryer fakultetin.

Sipas padisë, të gjithë punëtorët me kualifikim shkollor “Bachelor i Shkencave të Fizioterapisë”, janë duke u paguar me koeficientin 7.20 euro, ndërsa paditësi megjithëse kryen punët e njëjta paguhet si teknik i fizioterapisë me koeficient 4.80 euro.

Andaj, përmes padisë kërkon që gjykata të obligojë punëdhënësin që atij t’ia njeh gradën e shkollimit dhe ta paguajë sipas nivelit të përgatitjes profesionale, e po ashtu t’ia kompensojë pagat që nga shtatori 2016, nga diferenca e koeficientit prej 4.80 në 7.20 euro.

Në anën tjetër, pala e paditur, përmes përgjigjes në padi, ka kundërshtuar kërkesën e paditësit duke thënë se ai nuk është obliguar nga punëdhënësi që të kryejë shkollim, por se vetëm është punësuar si teknik fizioterapeutik dhe se nuk kanë obligim për të avancuar paditësin në pozitë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Bali Muharremaj mbështet Ludon për fitore në Big Brother VIP Kosova

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, mbështet Ludo Lee. Ai e ka lavdëruar Ludovik Tunaj (Ludo Lee) për performancën e tij në Big Brother VIP Kosova,...

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Lajmet e Fundit