Fjala e fundit është për ndërkombëtarët!

Limaj-Krasniqi ne KuvendPartitë politike, vendosen vija të kuqe për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, ende pa nisë gara zgjedhore.

E me të përfunduar zgjedhjet, LDK-AAK-NISMA, u bënë bllok, për t’i pamundësuar PDK-së si parti e parë t’i krijojë institucionet.

Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk u jep një mundësi të tillë, transmeton Rrokum Tv.

Analistët vlerësojnë se dalja nga kjo situatë, ka veç një rrugë. Me nisë bisedimet për një qeveri të përbashkët.

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se vendimi i Kushtetueses, nuk le mundësi tjetër.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lë shumë hapësirë për interpretime dhe kalkulime të reja. Ai është shumë i qartë, pra, të drejtën për ta zgjedhur kryeparlamentarin e ka PDK”, tha ai.

“Dhe, për këtë mendoj se blloku nëse dëshiron që ta ketë kryeparlamentarin nga radhët e tij, duhet të bashkëpunoj me PDK-në dhe të gjej ndonjë modalitet sepse përndryshe ligjërisht e kanë të pamundur të arrin qëllimin e tyre”.

E po i këtij mendimi asht edhe Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol.

“Siç është rasti me PDK-në ose edhe me pjesën tjetër të koalicionit LAN që thotë se kjo është alternativa jonë dhe se në momentin kur konsumohet PDK-ja me kandidatin e saj, jemi ne. Megjithëse tentohet të thirren në këto nene është pak problematike të besohet se kur do të konsiderohet e konsumuar, ta zëmë procedurat që do të ndjekë PDK me kandidatin”, tha ai.

Sipas tyre, në rast se injorohet realiteti politik nga drejtuesit e partive të bllokut, atëherë, ndërkombëtarët do ta thonë fjalën e tyre. Qoftë edhe me presion do t’i shtyjnë drejt krijimit të institucioneve.

Po ashtu, Muhaxhiri e Zogaj përjashtojnë mundësinë e shkuarjes edhe në një palë zgjedhje të reja.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit