9.4 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Fjala përfundimtare në rastin ku për shujtat ditore të mësimdhënësve është e paditur Komuna e Prizrenit

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtare, në rastin  ku Komuna e Prizrenit, është e paditur për shujtat ditore nga Pranvera Fanaj, Ramadan Morina, Refije Berisha, Rexhep Bardheci dhe Ryvije Shijaku.

Në fjalën përfundimtare i autorizuari paditësve, avokat Bestar Kolgeci, deklaroi se mbete në tërësi si në të thënat e deri tanishme në këtë proces dhe i propozoi  gjykatës që të aprovon padinë në tërësi si të bazuar.

Po ashtu, avokati Kolgeci, kërkojë që nga e paditura të paguhen shpenzimet procedurale për tre seancat e përfaqësuara në  shumën prej 405.60 euro , për padinë e përpiluar shumën prej 312 euro , për taksën gjyqësore shumën prej 20 euro si dhe për ekspertizën financiare 120 euro gjithsejtë 1667 euro .

Ndërsa  në fjalën përfundimtare i autorizuari i Komunës së Prizrenit, Behar Bytuqi deklaroi se  mbetet në tërësi pranë thënieve  të deri tanishme në këtë proces gjyqësor, duke i propozuar gjykatës që ta refuzon padinë pasi që paditësit edhe në rast të heshtjes së drejtorisë komunale të arsimit lidhur me kërkesën e kompensimit të shujtave, kanë mundur t’i drejtohen inspektoratit të punës dhe pas kësaj edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë departamenti për çështje administrative .

Pas dhënies së fjalëve përfundimtare,  gjyqtarja Edije Sezairi, njoftoi palët se seanca e sotme përfundoi, ndërsa vendimi do të u dorëzohet palëve në formë të shkruar.

Ndryshe sipas padisë së parashtruar me 29.10.2019, paditësit kërkojnë nga Gjykata që të aprovohet kërkesë padia e paditësve dhe të obligohet  punëdhënësi Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, që t’i kompenzojë shujtat ditore, që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020  në këtë mënyrë:

Për të punësuaren Pranvera Fanaj obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 612 ditë pune shumen prej 1224 euro.

Për të punësuarin Ramadan Morina obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro .

Për të punësuaren Refiqe Berisha obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.

Për të punësuarin Rexhep Bardheci obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.

Për të punësuaren Revije Shijaku obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.

Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm të këtij Aktgjykimi me kamatë ligjore prej 8 % në vit./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Futbollisti gjerman me prejardhje nga Prizreni, Armen Dzaferi, shpreson se një ditë do të luajë për Kosovën

Armen Dzaferi luan në klubin e futbollit TSG Balingen të Gjermanisë. Ai është 16 vjeçar me prejardhje nga Prizreni. Dzaferi shpreson se një ditë do të...

Fotografi të rralla e të vjetra të Prizrenit që datojnë nga viti 1913

Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913 Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e...

Shtatë legjendat e muzikës që vdiqën në moshën 27 vjeçare

Ikona të shumta të industrisë së muzikës pësuan vdekje në moshë të re. Por, shumë nga ta rastisën që nga jeta të ndahen pikërisht...

Haskuka: Gastronomia të hapet vetëm jashtë, dasmat është ende herët të lejohen

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë hapja e gastronomisë nga java e ardhshme do të ishte më mirë që të lejohej...

Ky pritet të jetë orari i funksionimit të gastronomisë pas 18 prillit

Hoteleria dhe gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18 prillit. Të paktën ky ishte premtimi sipas Odës së Hotelerisë së Kosovës i ministrit të...

Rojtari i fabrikës gjendet i vdekur në një barakë në Rahovec

Policia e Gjakovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në një barakë në Rahovec. Zëdhënësi Nysret Xhurkaj, ka treguar se sot rreth...

Moti gjatë ditëve të ardhshme, nga kjo ditë kthehet i ftohti

Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu. Reshje bore...

E diela sjell dy ndeshje derbi në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e fundit (28) në Superligën e Kosovës në basketboll, që ishte një nga më interesantet dhe më të...

Anton Quni: Nuk përjashtohet që kandidoj për kryetar të Prizrenit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur rreth mundësisë së kandidimit të tij për kryetar të komunës së Prizrenit. Quni në DPT te Fidani në...

Çfarë diplome ka Adelina Ismaili?

Më shumë ka vite në skenë sesa jashtë saj. Mbase ky fakt e ka penalizuar Adelina Ismailin, e cila nuk arriti kurrë ta përfundojë...

Hoti, futbollisti që synon ligat e forta dhe është mes Kosovës e Shqipërisë

Florent Hoti u lind në qytetin e Manchesterit nga prindër shqiptarë nga Kosova e Shqipëria. Hoti ka shumë rrugë për të zgjedhur kur vjen...

Vidhet kutia me paratë për bamirësi në Prizren

Në rrugën “Isuf Gërvalla” në Prizren dje është arrestuar një person i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”. I arrestuari dyshohet se ka vjedhur një kuti...

Zafir Berisha përkujton masakrën e Lugishtës së Hasit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, përkujtoi sot të rënët e fshatit Lugishtë të Hasit. “Sot bëhen 22 vite nga masakra e forcave serbe...

Prizren: Grumbull i qytetarëve pa distancë (FOTO)

Një numër i madh i qytetarëve në Prizren kanë dalë për ta kaluar kohën e tyre të lirë. Në mungesë të qëndrimit në kafiteri dhe...

Biznesmeni turk i kërkuar në Turqi gjeti strehim në Kosovë

Biznesmeni kontrovers turk, Sedat Peker i cili në Turqi konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e...

Ramazani i dytë në izolim, besimtarët myslimanë nisin agjërimin

Për të dytin vit radhazi besimtarët myslimanë e nisin muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia. Klerikët në të...

Lajmet e Fundit