16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Fjalët prekëse për të rejën nga Rahoveci që vdiq në Kroaci: Krusha t’ka prit me i pri valles e me ia hijeshu dasmat

Në mesin e viktimave në aksidentin e djeshëm në Kroaci, është edhe e reja Anjeza nga komuna e Rahovecit.

Një familjare e saj ka shkruar një dedikim prekës për të rejën, i cili është shpërndarë shumë në rrjete sociale.

Më poshtë shihni postimin e plotë të shkruar nga Blerta Nalli Gashi:

Anjezë, Krusha t’ka prit me i pri valles e me ia hijeshu dasmat edhe k’saj vere, me ta ndje aromën që prej mallit shpesh andrrash t’kanë ardh shpija ku u linde e rrugët kah ke ecë me shoqe t’shkollës…

Anjezë motër, Krusha t’ka prit me iu g’zu sukseseve tua e kur nuse t’ishe ba me t’përcjell si nanë madhe e me t’puth n’mes t’ballit, uratën tuj ta dhanë…

Anjezë bijë, t’u pre rruga e malli t’mbeti përgjithmonë i pashuar për njerëzit e zemrës.

Anjezë vajzë malli, “gjatë” ke me pushu n’Krushë e ajo përjetësisht ka me t’përqafue n’krahërorin e saj mbushun dhembje bash si nana f’mijën e saj.

Anjezë lule e bukur, Krushës ja hape dhe një plagë të madhe e neve na e trande shpirtin e kambt na i ke k’put.

Anjezë, shpirti t’pushoftë n’parajsë e familjes Zoti u dhëntë forcë me u përballë me jetën pa ty!

 

 

 

Më Shumë

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit