Fjalosen vëzhguesit e PDK-së dhe VV-së në Prizren

Incidenti filloi për shkak të një bexhi

Në qendrën më të madhe të votimit 2042a në qytetin e Prizrenit, vëzhguesi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ai i Vetëvendosjes janë fjalosur mes vete, shkruan rtv21.tv

Sipas raportit të Policisë, incidenti filloi për shkak të një bexhi i cili ishte me ngjyrë të portokalli, që i përkon zgjedhjeve të kaluara.

Edhe KQZ ka bërë thirrje që mos të lejohen të qëndrojnë në qendra të votimit vëzhguesit që posedojnë bexhat ngjyrë portokalli. Menaxheri i qendrës së votimit në shkollë “11 Marsi” në Prizren, Enver Bytyqi tha se në bashkëpunim me Policinë nuk do të lejojnë që të ndodhë ndonjë incident apo përleshje./21Media

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit