11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Florian Marku zbulon kundërshtarin e “mundshëm” të radhës

Boksieri shqiptar Florian Marku i ka idetë e qarta sa i takon ndeshjes së tij të ardhshme.

Kjo, pas fitores së titullit kampion bote në kategorinë “WBC”.

Ai ka zbuluar kundërshtarin e mundshëm të radhës gjatë intervistës për “iD Boxing”.

“Kur unë flas, i bëj gjërat realitet dhe këdo që do më ofrojnë do të dyluftoj me të”, u shpreh Marku.

Ndërsa përjashtoi një ndeshje të mundshme me Tyrone McKenna, ai preferoi britanikun Josh Kelly.

“Më jepni një shifër të mirë dhe do të ndeshem me të menjëherë pas një ose dy javësh”, zbuloi sportisti shqiptar.

Gjatë intervistës Marku vërejti se fillimisht duhet të bëjë disa rregullime në planin e lojës, pasi trajneri Grant Smith kishte mbetur i pakënaqur prej tij.

Josh Kelly nën nofkën “Djaloshi i Bukur” ruan një rekord prej 12 fitoresh 1 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij.

28-vjeçari renditet 34-ti në botë dhe ka debutuar më 13 maj të vitit 2017.

Marku mposhti pas 10 raundesh të dyluftuara meksikanin Miguel Parra “Maquina” Ramirez.

Pas fitores, ai falënderoi të gjithë sportdashësit për mbështetjen, duke pranuar edhe gabimet gjatë ndeshjes të cilat pasuan edhe me një knockdown të tijin.

Boksieri shqiptar është kampion “i përkohshëm”, pasi titulli i kësaj kategorie kishte mbetur vakant.

Tanimë, pritet që ai të ndeshet për unifikimin absolut të kategorisë dhe të organizatës.

Gjithsesi, kjo fitore ishte arritja më e madhe e një sportisti shqiptar në këtë disiplinë dyluftimi.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit