4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

FOL: Çmimet referente nuk i ndalin manipulimet nëpër tenderë

LevizjaFOL-logoKomisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) ka finalizuar dy lista të produkteve me çmime mesatare të tregut të cilat do t’u shërbejnë institucioneve publike për vlerësimin e tenderëve.

Është finalizuar lista me çmime referente për artikujt higjienikë dhe materialin zyrtar. Por kjo listë nuk do të jetë obliguese për autoritetet kontraktuese.

Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se i kanë finalizuar dy lista të artikujve që mund të përdoren nga autoritetet kontraktuese.

Ai ka shpjeguar se hartimi i listës është bërë duke marr çmimet e artikujve nga pesë operatorë të ndryshëm dhe pastaj është nxjerr çmimi mesatar.

Por, edhe pas kësaj, Hoxha ka thënë se lista me çmime është publikuar për komentimin nga operatorët e fushës.

Ai ka thënë se është duke u punuar edhe në hartimin e listave të artikujve të tjerë që zakonisht blihen përmes procedurës së prokurimit nga institucionet publike. /koha/

Më Shumë

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit