8.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

Fondi i Vishegradit ofron bursa për studentët nga Kosova

Zv.i Nehat mustafaZëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka pritur drejtoren e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, Karla Wursterova, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në arsim, sidomos në arsimin e lartë.
Wursterova e ka informuar zv/ministrin Mustafa rreth Fondit, i cili është formuar në vitin 2000 nga qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë. Ajo tha se ky Fond ofron mundësi të shumta për të rinjtë e shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë.

Programi fokusohet në fushat e arsimit, kërkimit, kulturës etj, përmes granteve në këto komponente: Skema e granteve (katër lloje të granteve), programi Vishegrad për bashkëpunim me lindje, skema e bursave, programi “artist-in-residence” dhe programi për zhvillimin e kurrikulave në universitet.

Wursterova tha se është në Kosovë për të promovuar këto mundësi edhe për të rinjtë kosovarë, të cilët mund të përfitojnë nga fondi për mobilitet, respektivisht bursa të ndryshme në këto katër vende, si dhe nga programi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës me ato të katër vendeve në fjalë “Ky është një nga qëllimet e vizitës sonë, që të rinjtë e vendit tuaj të shfrytëzojnë këto mundësi që ne ofrojmë, por edhe të kuptojmë se në cilat fusha dhe nivele të studimeve Kosova ka më shumë nevojë”, tha Wursterova.

Ndërsa, zv/ministri Mustafa e njoftoi mysafiren me gjendjen e arsimit të lartë në Kosovë, ku theksoi se vendi ynë tashmë ka 6 universitete publike dhe 23 institucione të arsimit të lartë privat. Kështu që, ai tha se mundësitë janë të shumta për bashkëpunim në këtë nivel të arsimit.

Ai përmendi faktin se Kosova ka popullsinë më të re në Evropë dhe pjesëmarrje gjithnjë e në rritje në arsimin e lartë. “Ne po bashkëpunojmë me shumë universitete për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë tanë dhe edhe këto mundësi që ne po i diskutojmë sot, i shohim si mundësi të mira për ta”, tha ai.

Zv/ministri Mustafa premtoi angazhim maksimal të MAShT-it për ta promovuar këtë program në mesin e të rinjve dhe institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës, për të cilët garantoi se “do të jenë storie e suksesit” në programet e Fondit të Vishegradit, nëse atyre do t’ju jepet mundësia e studimit dhe bashkëpunimit.

Më Shumë

Prizreni mposht Dukagjinin

Prizreni ka arritur të sigurojë fitoren e gjashtë radhazi, duke mposhtur skuadrën Dukagjini nga Gjakova me rezultat 2:1. Golat e këtij takimi u shënuan nga...

Kolonat nga reshjet e shiut në Prizren, po bllokojnë autoambulancat

Reshjet e shiut kanë krijuar kolona në Prizren, e sidomos në rrugën “Tirana”, aty ku dhe gjendet shërbimi i urgjencës i qendrës kryesore të...

Lajmet e Fundit