5.1 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Suhareka vetëm me një kandidat zyrtar për kryetar

PDK-fushatNë zgjedhjet e këtij viti në Suharekë, sipas të gjitha gjasave do të marrin pjesë më pak parti politike,por edhe më pak kandidatë që do të konkurrojnë për postin e kryetarit të kësaj komune.

Disa nga degët e subjekteve politike në këtë komunë, ose janë shuar fare, ose e nuk janë aktive sa duhet, kështu që si parti serioze për ulëset në Kuvendin e komunës dhe për postin e të parit komunal, kanë mbetur AAK-ja, PDK-ja, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, me mundësi që këtij grupi t’i bashkëngjitet edhe Partie e Drejtësisë, e cila në këtë komunë, kohëve të fundit ka një organizim të mirëfilltë.

Ky konstatim fuqizohet edhe me lëvizjet që po ndodhin në spektrin e këtushëm politikë, e që kanë të bëjnë me proceset dhe angazhimet politike lidhur me zgjedhjet e paralajmëruara për datën 3 nëntor.

Ndonëse po përmenden edhe emra konkret, të cilat nga tri subjektet më të mëdha politike janë propozuar që të kandidojnë për postin e kryetarit të komunës, deri më tash vetëm AAK-ja e ka zyrtarizuar propozimin për Bali Muharremajn, deputet aktual i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, të cilin fundjavën që shkoi në mënyrë publike e nominoi për këtë kandidaturë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Propozimin për këtë funksion e ka dërguar në Kryesinë Qendrore edhe degae këtushme e LDK-së, e cila përsëri është përcaktuar për ish kryetarin e kësaj komune, Salih Asllanaj, por që në listën e parë që është miratuar nga qendra, emri i tij nuk ka figuruar dhe kjo ka sjellë sado pak huti,edhe pse vetë Asllanaj ka deklaruar se kjo ka ndodhë për shkak të vonesës që është bë nga dega e Therandës.

Subjekti tjetër që pretendon të marr postin numër një në këtë komunë, llogaritet të jetë edhe PDK-ja, e cila në mënyrë verbale kaherë e ka kandiduar Ramë Vatajn për këtë postë,përkatësisht në ditën kur ai është zgjedhur kryetar i degës së këtushme të PDK-së.

Mirëpo, në këtë parti, ka zëra që këtë propozim nuk e konsiderojnë zyrtar dhe definitiv, duke thënë se deri në zyrtarizmin e tij që do të bëhet nga strukturat qendrore të partisë,përkatësisht nga lideri Hashim Thaci, mbetën të hapura edhe mundësitë tjera.

Ndërkaq, më enigmatike deri më tash në këtë drejtim ka mbetur Lëvizja Vetëvendosje, e cila jo vetëm që ende nuk është përcaktuar për ndonjë kandidat konkret, por publikisht as që është lakuar emri i ndonjërit që do të mund të propozohej që të garoi për postin e kryetarit të kësaj komune. Drejtues të këtij subjekti kanë thënë se edhe Vetëvendosja do ta ketë kandidatin për Therandën,por kjo do të vendoset dhe të do të bëhet publike atëherë kur është koha.

Aktualisht, apetitet për këtë funksion më haptas i ka bë publike partia në pushtet, AAK-ja, përkatësisht Bali Muharremaj, i cili jo rrallë edhe publikisht e ka thënë se është favoriti kryesor dhe zgjedhjet do t’i fitoi pa ndonjë problem të madh,mbase edhe pa balotazh. Këtë “vetëbesim”, Muharremaj e bazon në angazhimet dhe kontributin përsonal që ka dhënë deri më tash për qytetarët e kësaj komune si dhe në qeverisjen e suksesshme të deritashme që ,sipas tij e ka bë AAK-ja dhe kryetari aktual, Blerim Kuçi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zafir Berisha rrëfen kontributin e familjes së tij për çlirimin e vendit: Për ne jeta ishte në rend të dytë

Ish-komandanti i UÇK-së,  Zafir Berisha, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “28 Nëntori me 28 çlirimtarë” në TV Arbëria, për nder të...

Bashkimi shkëlqen në derbin e Prizrenit ndaj Junior 06

Bashkimi ka fituar në derbin e qytetit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 88:65 (13:17, 19:15, 35:17, 21:16), në javën e tetë të...

Lajmet e Fundit