34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Fotografi shqiptar i panjohur i viteve 20-të

Emri i Dhimitër Vangjelit është pothuajse i panjohur në historinë e fotografisë shqiptare dhe pse fotot e tij i gjejmë të pasqyruara në botimet më të rëndësishëm që në vitet ’20-të, por mjerisht pa përmendur autorin. Në regjistrat e kohës të fillim shekullit të 20-të, Kolonja nuk ka të evidentuar fotograf dhe Dhimitër Vangjeli ishte i regjistruar si sheqerxhi. Në një foto të ruajtur, jo nga fondi i negativave, por e ristampuar, gjejmë tabelën e dyqanit, ku shkruhet: Hembeltore, Orëndreqës, dhe Fotografia Dimitër K. Vangjel. Profesionin e ushtroi prej disa dekadash, u kujdes dhe e ruajti me dashuri për të na e lënë si trashëgimi të vyer e të papërsëritshme.

Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore dispononte të dhëna se në fondin e Muzeut Historik Ersekë në fundin e viteve ’60 të shekullit të kaluar, ishin depozituar për ruajtje rreth 1300 negativë në xham të arkivit të fotografit kolonjar Dhimitër Vangjeli. Fondi i negativëve i ishte blerë familjarëve të fotografit dhe ishte marrë në ruajtje nga Bashkia Kolonjë pasi rrezikonte shkatërrimin pas vdekjes së Dhimitër Vangjelit, por asnjëherë nuk u regjistrua si fond në inventarët e muzeut apo bashkisë, askush nuk e vlerësoi apo studioj, por mbeti i mbyllur në një valixhe të vjetër dhe arkë municionesh, dhe e njohën vetëm një grup i vogël njerëzish. Kaloi aq shume kohë sa u përhapen legjenda nëse ekziston vërtet ky arkiv i çmuar apo jo.

QKIPK, në përmbushje të misionit për krijimin e Inventarit Kombëtar të Pasurive Kulturore, bëri të mundur zbulimin, inventarizimin dhe rregjistrimin në databazën kombëtare të Fondit të rrallë të fotografive negativë në xham nga krijimtaria e fotografit Dhimitër Vangjelit si një nga personalitetet e artit të fotografisë të realizuar në Shqipëri. Tashmë mund të themi se ky fond është i shpëtuar dhe i sigurt dhe i përcillet publikut jo më si një legjendë urbane.

Albumi “Kolonja përmes fotografisë së Dhimitër Vangjelit”, do të krijojë për publikun shqiptar dhe të huaj mundësinë e njohjes, vlerësimit dhe popullarizimit të kësaj pasurie kulturore si pjesë shumë e rëndësishme për jetën qytetare të fillim shekullit 20-të, në një nga qendrat e zhvillimit të kulturës shqiptare për atë periudhë. Sot në Muzeun Historik të Kosovës do të hapet ekspozita me foto nga arkivi i tij në kuadër të kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë 2017.

Më Shumë

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Totaj prezanton raportin gjashtëmujor të punës së Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paraqitur sot publikisht raportin gjashtëmujor të punës së ekzekutivit për periudhën 1 janar – 30 qershor...

Lajmet e Fundit