Zafir Berisha me djem niset për protestë: Të gjitha rrugët të çojnë në Strasburg të Francës!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha, së bashku me dy djemtë e tij, Kushttrimin dhe Kremtimin, është nisur drejt Strasburgut të Francës për t’iu bashkuar protestës kundër asaj që ai e quan “padrejtësi ndaj UÇK-së”.

Berisha, në një deklaratë të bërë publike, theksoi se të gjitha rrugët e tyre sot çojnë drejt Strasburgut, aty ku sipas tij kanë zanafillën “mostrumet politiko-juridike të ngritura mbi dosjet e Serbisë, Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre kundër UÇK-së”.

“Unë, si prind i dy djemve të lindur pas luftës, që janë dëshmi e gjallë se lufta e UÇK-së ishte për jetë e jo për urrejtje, po nisem për të protestuar kundër padrejtësive që po i bëhen çlirimtarëve,” ka deklaruar Berisha.

Ai theksoi se fëmijët e çlirimit nuk do të lejojnë që sakrifica e luftës të njolloset.

“Evropa duhet ta dëgjojë zërin e fëmijëve të lirisë. Në Hagë po gjykohen ata që sollën lirinë në Kosovë dhe paqen në rajon. A është kjo drejtësi?”, ka shtuar ai.

Berisha u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reflektojnë, duke paralajmëruar se “historia do t’i mallkojë” nëse padrejtësia ndaj UÇK-së vazhdon.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit