Fqinjët zviceranë të familjes nga Suhareka që u shua, shprehen të tronditur nga rasti

Fqinji i saj zviceran, Michael Schumm për “TeleM1” ka pohuar: “Vërtetë u rrëqetha. Ishin fqinjët e mi të parë. Më mungojnë fjalët, më ka prekur shumë”

Familja pesanëtarëshe nga Reinachi, e cila humbi jetën gjatë të dielës në Kosovë, ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në Zvicër. Shumë media kanë raportuar për këtë aksident të tmerrshëm, ndërsa Televizioni “TeleM1” ka shkuar në vendbanimin e familje së ndjerë në Reinach.

Fqinji i saj zviceran, Michael Schumm për “TeleM1” ka pohuar: “Vërtetë u rrëqetha. Ishin fqinjët e mi të parë. Më mungojnë fjalët, më ka prekur shumë”.

“Kur dëgjoni se ishin banorë nga Reinachi, por edhe nga kudoqoftë – një aksident i tillë është gjithmonë i tmerrshëm”, thotë një kalimtar. Komuna e Reinachit iu siguron përkrahjen e tyre të plotë të prekurve nga ky rast.

“Tani është e rëndësishme që të mbahen kontakte me njerëzit. Ne do të ndihmojmë aty ku të mundemi”, kadeklaruar kryebashkiaku Martin Heiz, transmeton albinfo.ch.

Sipas “Aargauer Zeitung” familja pesanëtarëshe ka shkuar në Kosovë për t`i kaluar pushimet dhe është aksidentuar me një veturë të huazuar.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit