15.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Thesari i fshehur, në Romajë të Hasit

Historiani Fidan Shehu thotë se në fshatin Romajë të Hasit, ruhet një thesar i pasur i historisë së Kohës së Hekurit.

“Tumat ilire që i përkasin kohës së hekurit shekujve VII-II p.e.s, janë në formë të një Nekropoli të përbërë nga 16 tuma (varreza ilire), prej tyre është hulumtuar Tuma e Luftëtarëve me diametër 40 metra dhe dy tuma të vogla. Po ashtu në afërsi të Nekropolit gjendet një vendbanim i periudhës romake”, shkruan Shehu.

“Tumat janë të ngritura në bregun e djathtë të Drinit të Bardhë, 1.5 km në perëndim të fshatit Romajë”.
Shehu

Shehu, i cili është magjistar i Historisë dhe Drejtësisë, thotë se ky vend nuk është i njohur nga banorët dhe institucionet e Kosovës.

“Për çudi ky vend nuk është i njohur sa duhet as nga banorët vendas, sepse institucionet e shtetit (Ministria e Kulturës dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren), asnjëherë nuk janë interesuar dhe së paku as nuk e përmendin këtë vendbanim të rëndësishëm kulturor, ku disa eksponate nga ky vendbanim arkeologjik gjenden në Muzeun e Kosovës”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit