Franca kërkon nga Izraeli kursimin e jetëve të civilëve në Gaza

francaaaFranca i ka bërë thirrje Izraelit që të përmbahet përgjatë fushatës ushtarake të saj në Rripin e Gazës, ku për gjashtë ditë po kryen sulme ajrore.

Ministri i mbrojtjes së Francës, Jean Yves Le Drian, ka thënë sot se Parisi i dënon “sulmet me raketa të Hamasit kundër civilëve izraelitë, por ne gjithashtu i bëjmë thirrje Izraelit që të tregojë përmbajtje, dhe të sigurohet që viktimat në civilë të evitohen”.

Këto sulme deri më tash kanë marrë jetën e 160 personave, kryesisht civil, transmeton REL.

Ndërkohë, Izraeli iu ka bërë thirrje banorëve të pjesës veriore të Rripit të Gazës që të evakuohen prej shtëpive të tyre, duke sugjeruar se sulmet do të vazhdojnë.

Ushtria izraelite ka njoftuar se katër ushtarë të saj janë plagosur lehtë derisa kanë bërë përpjekje që të shkatërrojnë një prej vendeve prej nga Hamasi po e sulmon Izraelin me raketa.
Deri më tash, lëvizja islamike Hamas e ka sulmuar Izraelin me 700 raketa.

Më Shumë

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit