Franca parashikon ligj kundër lajmeve të rreme

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë sot se ai do të rishikojë legjislacionin për mediat franceze, që të luftojnë shpërndarjen e “lajmeve të rreme” në mediat sociale, të cilat sipas tij po kërcënojnë demokracitë liberale, transmeton Reuters.

Prej kohës kur është zgjedhur president gjatë vitit të kaluar, Macron ka kritikuar mediat ruse në veçanti, duke akuzuar hapur kanalin televiziv RT, për përhapjen e dezinformatave për të në sajt dhe rrjete sociale gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Nëse dëshirojmë të mbrojmë demokracitë liberale, na duhet të fuqizojmë legjislacionin”, ka thënë Macron gjatë një konference për media.

Macron ka thënë se ky legjislacion mund të krijojë shqetësim për rrjetet sociale, sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Më Shumë

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore,...

Lajmet e Fundit