11.7 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Mamusha shpërfill kërkesën për shërbim të auditimit të brendshëm

Komuna e Mamushës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për kryerjen e shërbimit të auditimit të brendshëm, ani pse kjo mangësi është evidentuar rregullisht në vitet e fundit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Një gjë e tillë ka shtyrë edhe monitoruesit nga shoqëria civile që t’i bëjnë thirrje përbërjes së re të Ekzekutivit dhe të Kuvendit të Komunës për të marrë masa adekuate për adresimin e rekomandimeve të Auditorit, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe kërkesa për themelimin e Njësisë së auditimit të brendshëm në Komunën e Mamushës, shkruan sot Koha Ditore.

Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të ditur se kjo komunë ka marrë vërejtje të theksuara nga Auditori lidhur me menaxhimin e financave publike.” Mosadresimi i rekomandimeve nga autoritetet komunale dhe mungesa e masave të duhura në vazhdimësi ka bërë që Komunës së Mamushës t’i jepen vërejtje të theksuara sa i përket menaxhimit të financave publike nga ana e Zyrës Kombëtare të Auditorit”, ka thënë Cahani. Ai ka pohuar se auditimi i brendshëm është një domosdo në këtë aspekt.

Më Shumë

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

A po kërkoni të rritni biznesin tuaj, të modernizoni fermën apo të renovoni shtëpinë e ëndrrave, por procedurat e komplikuara dhe mungesa e transparencës...

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit