3.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Frikë nga sulmet, Klodian Çalamanin e dërgojnë në paraburgimin e Vlorës dhe e vendosin në izolim

Pasi gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, vrasësi i tetëvjeçarit, Klodian Çalamani është dërguar në paraburgimin e Vlorës. Arsyeja e kësaj lëvizje nga Fieri drejt Vlorës është që të jetë më i mbrojtur nga ndonjë sulm.

Aktualisht 38-vjeçari po mbahet në izolim dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

Paraditen e djeshme, situata në Gjykatën e Fierit ishte tensionuar nga familjarët e tetëvjeçarit, çka e detyroi Gjykatën të japë masën e sigurisë në mungesë të autorit. Familjarë të Mateo Vasisë kanë hyrë me dhunë në ambientet e gjykatës ndërsa janë konfrontuar edhe me policinë. Ata kanë kërkuar dënim kapital për monstrën që i mori jetën një fëmije.

Por familjarët e Mateos nuk kanë qenë vetëm. Qytetarët e Fierit i janë bashkuar protestës së tyre pranë gjykatës për të kërkuar varjen e Klodian Çalamanit. Qytetarët e Fierit sot ndihen të pasigurt për jetën dhe mosbesues ndaj drejtësisë, e cila disa vite më parë i dha 38 vjeçarit dënim minimal për një krim të ngjashëm.

Protesta e familjarëve të Mateos ka vijuar më tej në sheshin kryesor të Fierit nga ku ka nisur firmosja e një peticioni ku kërkohet dënimi kapital për Klodian Çalamanin. Qindra qytetarë firmosën peticionin.

8-vjeçari Mateo Vasia u masakrua dy ditë më parë nga fqinji i tij Klodian Çalamani, 38 vjeç dhe më pas u gropos. Krimi i rëndë ka tronditur shqiptarët, të cilët drejtojnë gishtin e akuzës nga gjykata, prokuroria e policia./TCh

Më Shumë

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Lajmet e Fundit