4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Fshati Demjan i Hasit bëhet me rrugë të asfaltuar

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me bashkëpunëtorë, kanë marrë pjesë në përurimin e rrugës në fshatin Demjan, ku u tha se ishte një lagje e izoluar gjatë dimrit.

Gjini tha se kjo rrugë ka qenë ndër më të këqijat në këtë komunë.

“Është një ndër rrugët që ka qenë më e keqja në komunën e Gjakovës, ka qenë një lagje e madhe e izoluar plotësisht në muajt e dimrit e kanë pas zor edhe me dal. Ka qenë premtim i imi në 2017, jemi në 2020 por jam i lumtur që ka ndodhë… e kemi edhe një copë për ta lidhur këtë pjesë të komunës së Gjakovës, është rruga prej lagjes Marosh deri në Dedaj, janë dy komuna që e kanë atë rrugë, Gjakova dhe Prizreni, jemi duke provuar me gjetë zgjidhje në aspektin legal këtë pjesë dhe besoj që e gjithë kjo pjesë po lidhet me infrastrukturën rrugore, jo vetëm me komunën e Gjakovës por edhe me Hasin e Prizrenit”, tha ai.

Ndërkohë, banorët kanë falënderuar përfaqësuesit e komunës për asfaltimin e kësaj rruge, duke thënë se i ka hequr nga izolimi që kishin.

Më Shumë

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit