15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Fshati Milaj me vetëm 9 banorë, jeton me kujtimet e luftës dhe shijen e munguar të lirisë

Të shtunën e parë të dhjetorit, mjegulla këmbëkryq qëndronte e pa shqetësuar në fshatin Milaj të Hasit të Prizrenit. Me ftohtësinë e majës së Pashtrikut, ajo ka mbuluar mbi 30 shtëpi, duke i mbuluar disa gjurmë të cilat, të trishta, duket sikur, me largimin e mjegullës, mbijnë mbi sipërfaqe.

Oxhaqet përmbi muret e ç’veshura shpërfaqin fshatin që ruan gjurmët e luftës, shpërfaqin tragjedinë që e përjetuam. Kur i rishohim këto pamje na duket që, luftës, po ia harrojmë dimensionin shkatërrues.

Para luftës mbi 100 banorë jetonin në këtë fshat në 32 shtëpi. Të gjitha i shkatërroi lufta…

Sot jeton veç një familje me nëntë anëtarë. Në Milaj në fillim dhjetorin e këtij viti e takuam vetëm Bajram Rashkajn me bashkëshorten dhe shtatë fëmijët e tij.

Ai e pranon, bënë jetë të vështirë i papunë por “…njëherë jo, s’kam ku shkoj…” thotë. Ai vetë i nënti jeton në një dhomë, skaj ahurit ku e mban një lopë që e ka.

Në vitet e para pas luftës thuhej se fshati Milaj, është i minuar, prandaj banorët nuk riktheheshin dot, ndërsa sot ku fshati është pastruar nga minat, nga FSK, fshatin dhe as shtëpitë rrënoja nuk vjen t’i vizitojë askush, as ata që para luftës kanë jetuar këtu..

“Jo, jo, jo…nuk vijnë fare. Terrenin e ka pastruar FSK-ja, por nuk vjen askush më këtu…” shprehet rashkaj

Komuna e Prizrenit, tri vjet më parë, kësaj familjeje, ia ka ndarë materialin ndërtimor, por Bashkim Rashkaj nuk ka pasur “fuqi” ta ndërtojë shtëpinë.

Ai jetonte në një objekt të vjetër të ndërtuar me gur.

Që ta ruaj materialin i ka ndihmuar edhe koordinatori i shoqatës “Nëna Terezë”, Marash Berisha, i cili përmes Shoqatës “Nëna Terezë” në Zvicër ia mundësoi që shtëpia të ndërtohet e të bëhet e gatshme për banim me dyer e dritare, ndërsa miq e shok e ndihmuan që ta mobilojë shtëpinë.

Shoqata “Nëna Terezë” në Zvicër edhe gjatë këtij viti u ka ndërtuar shtëpi 7 familjeve me kushte të vështira ekonomike.

Marash Berisha koordinator i Qendrës Rajonale të Shoqatës “Nëna Terezë” në Prizren thotë se përveç kësaj shtëpia “Nëna Terezë” nga Zvicra ka ndihmuar edhe ndërtimin e 5 shtëpive të tjera dhe dy meremetimeve.

Rashkaj shprehet falënderues për ndërtimin e shtëpisë, por kur e pyet si do ta kalojë dimrin, rrudh krahët duke e nxjerr një ofshamë që se shkruan dot me fjalë. Është një kërkim ndihme që ai se shqipton dot.

Atë që nuk e thotë Bajram Rashkaj, e thotë Marash Berisha.

“Dimri këtu është i vështirë. Kjo familje është e vetmja që ka mbetur këtu, të tjerët të gjithë janë shpërngul ku jetojnë nuk e di. Kjo familje ka shumë nevojë për ndihmë humanitare. Shfrytëzoj rastin që t’i thërras donatorët që ta ndihmojnë këtë familje sepse dimri këtu është i ftohtë, dhe kësaj familjeje mund të ia bëjë, ekonomikisht, jetën edhe më të vështirë”

Me falënderimin për mikpritjen, në fshatin Milaj, e lëmë të vetmuar familjen 9 anëtarëshe Rashkaj, e lëmë në fshatin që rrëzë majës së Pashtrikut dimrit rrahet nga ftohëstia që zbret nga Maja e Pashtrikut.

Fshati Milaj me apo pa vëtedije është lënë i shkretë si dëshmitarë i një lufte, që 18 vjet më parë ndodhi këtu.

Fshati Milaj na shpërfaqet si dëshmi, për të na trokitur në ndërgjegje, si ftesë që të mos harrojmë çka ndodhi në Kosovë, vetëm 18 vjet më parë.

Ndërsa familja Rashkaj me 7 fëmijë, është nëj familje e hërnojëve të sotëm të cilët jetojnë e mbijetojnë të vetmuar.

Duke mos e harruar këtë familje, duke mos e lënë nën mëshirën e egërsisë së dimrit do të reflektojmë humanizëm. /Gazetaere.com/

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit...

Lajmet e Fundit