12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Fshati Planejë i Prizrenit, vazhdon të jetë i bllokuar nga bora

Banorë të fshatit Planejë, gjegjësisht të lagjeve të fshatit Kasolli, Vorfaj, Maloki e Biraj, komuna e Prizrenit, kanë bërë thirrje për ndihmë nga institucionet pasi, siç raportohet, kanë mbetur të ngujuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit.

Siç njoftojnë banorët nga atje, mësohet se këto lagje nuk kanë as rrymë që 5-6 ditë, as ujë të pijshëm, e madje edhe bunarët (puset) janë të ngrira, raporton Koha.net.

“Ju lutemi shpërndajeni urgjent këtë lajm sepse është gjendje kritike… Sipas banorëve, gjendja është lajmëruar në institucionet e Prizrenit mirëpo përgjigjja e tyre ka qenë diskriminuese dhe e turpshme “Ejani blini shpija në Prizren”. Kjo ishte përgjigjja e punëtorëve përgjegjës”, thuhet në kërkesën e këtyre lagjeve drejtuar institucioneve për ndihmë.

Më Shumë

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit